“Vrasje të Vogla”, seriali i ri në Tv Klan

  

Me përfundimin e “Xhenet”, në ekranin e Tv Klan do të nisë transmetimin premierë seriali “Vrasje të Vogla”.

Katër gra shumë të bukura, të suksesshme, të pasura dhe mikesha që në fëmijëri.

Kur ishin adoleshente, tre prej tyre i punojnë një rreng shoqes duke e shkatërruar atë moralisht. Pas 20 vitesh fati i ribashkon…Romancë, hakmarrje, vrasje, katër mikesha, por më vonë edhe 4 rivale, sepse çdokush mund të jetë vrasësë…

Një tjetër serial i suksesshëm nga kompania e produksionit “Ay Yapim”. Një prodhim i jashtëzakonshëm, luksoz dhe thriller, me nivele të reja në matjen e audiencës dhe i shpallur si seriali më i mirë i vitit. Me aktorët më të mirë dhe më të famshëm në Turqi.

“Vrasje Të Vogla”, premierë absolute, së shpejti vetëm në Tv Klan.

/tvklan.al

  

albshowbizzz.com