“Xigu, xogu, xigu”, Tayna sjell këngën me Kejvina Kthellën

  

Tayna ka publikuar projektin e ri muzikor, të titulluar “Kce” ku vëmendje të madhe marrin femrat e shumta në klip. Tre prej fjalëve që të fiksohen në kokë sapo dëgjon këngën janë “xigu, xogu, xigu”.

Ky projekt muzikor është ritmik dhe pritet të “pushtojë” gjithë klubet e natës në një kohë të shkurtër. Një prej vajzave në klipin e Taynës është një personazh publik, të cilën e njohim të gjithë.

Bëhet fjalë për modelen Kejvina Kthella, e cila u bë e njohur nga pjesëmarrja në “Xing me Ermalin”. Ajo së bashku me Taynën duken të afërta dhe kërcejnë pothuajse gjithë kohës bashkë.

Ndërkohë, këngëtarja ka njoftuar se kënga e rradhës do t’i dedikohet një kauze të rëndësishme sociale si  bullizmi .