Young Zerka dëgjohet në radion e njohur gjermane
Projekti i ri i Young Zerkës po lëshohet edhe në radion e njohur gjermane ‘BigFm’.
Young Zerka para një jave e ka publikuar projektin e ri muzikor për të cilin ka bashkëpunuar me Jumpan, shkruan lajmi.net.
“Lule Bore” u pëlqye nga fansat dhe në kanalin zyrtar të Zerkës ka arritur të marrë një numër të madh klikimesh.
Përtej Youtubes kjo këngë ka arritur të dëgjohet edhe në radion gjermane, atë ‘BigFm’ dhe kjo dëshmon se projektet e Zerkës pëlqehen jo vetëm nga shqiptarët./Lajmi.net/
albshowbizzz.com