Zaimina Vasjari në një rrëfim të sinqertë si nënë/ ‘’Bashkëshorti u mërzit disi, kur dëgjoi se po lindja vajzë…’’

 

Zaimina Vasjari e ftuar në emisionin “Rudina” ka folur hapur se si jeta e saj ka ndryshuar plotësisht kur lindi vogëlushja Khloe.

Zaimina tha se kohët e fundit gjumi e zë pak, si çdo nënë, e cila duhet të jetë aty gjithmonë e gatshme për të voglin e saj:

“Kam fjetur në 5 të mëngjesit. Gjumin e kemi i çik problem. Por, të ndryshon çdo gjë kur lind një fëmijë. Dashuria merr tjetër kuptim. Jeta merr ngjyra të tjera. Kur unë kam Khloen pranë, më jep një energji që më jep forcë, më ndryshon ditën.”

Më tej në rrëfimin e saj, Zaimina ka shpjeguar edhe se bashkëshorti e priti në një mënyrë jo të mirë lindjen e vajzës, duke u mërzitur disi në fillimet e eksperiencës. Ai dëshironte me zemër një djalë, dhe këngëtarja e shpjegon kështu atë moment:

“Klodi ka edhe dy vajza të tjera. Ai u mërzit kur lindi Khloe sepse e kishte bindur veten që ne do bëhemi prindër të një djali. U kishte thënë edhe shokëve. Shokët e Klodit më thonin urime për çunin. Klodi na kishte mbushur me idenë e djalit.”

Zaimina shtoi gjithashtu se çifit ka në plan një fëmijë të dytë.

 

 

 

albshowbizzz.com