Zaimina Vasjari: Nuk do rikthehem më në muzikë…
Këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja muzikore.
E së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Rudina” ku flet për karrierën muzikore dhe jetën private, shkruan lajmi.net.
Madje, Vasjari tregon se nuk do ta shihni më në muzikë pasi ishte vetëm një pasion i saj dhe mbetet në të kaluarën.
“Më thonë njerëzit kur do kthehesh në muzikë? Kur do bësh një këngë të re? Them o Zot si kam harxhuar kohën e jetës time dhe jam marrë me muzikë. Më ka dhënë kënaqësi për moshën që kisha, por nuk do të rikthehem më në muzikë, sepse është diçka që ka kaluar. Ndihem shumë herë më mirë në biznes. Kam hequr dorë nga muzika dhe më vjen keq kur e shoh veten nëpër videoklipe dhe këngët që kam pasur, por e justifikoj me moshën. Unë e kam pasur pasion muzikën, nuk kam qenë këngëtare e jashtëzakonshme dhe të insistosh në diçka që nuk është se e ke talent apo që je e prirur për këtë gjë”, shprehet ajo. /Lajmi.net/
View this post on Instagram
Sot ne pasdite tek @rudinamagjistari ne nje bisede te sinqerte per familjen dhe projektet e mia??♀️
albshowbizzz.com