“Zemra nuk komandohet”, aktorja e famshme italiane drejt martesës me të dashurën
Aktorja e famshme italiane Eva Grimaldi do martohet me të dashurën e saj prej 7 vitesh Imma Battaglia.
Në një postim në Instagram, ajo shkroi se Imma pranoi propozimin e saj për martesë, duke theksuar se zemra nuk komandohet.
“Zemra nuk komandohet. Të mbetet sekret, Imma Battaglia më tha ‘po’,”-shkroi ajo.
Aktorja dhe e dashura e saj po përgatiten tashmë për detajet e martesës.
50-vjeçarja dhe Imma janë së bashku prej më shumë se 7 vitesh. Ato e mbajtën lidhjen e tyre larg syrit të mediave deri në mars 2017 kur vendosën të dilnin hapur.
Sipas informacioneve paraprake dasma mund të zhvillohet në Romë, ku edhe çifti jeton.
Dhe raportohet se është planifikuar në maj.
Eva ka qenë e martuar me Fabrizio Ambroso nga viti 2006 deri në 2013.