5 muajshe shtatzënë, por modeles së njohur nuk i duket barku fare! Fansat e “masakrojnë” me komente[FOTO]
Belle Lucia është një nga modelet mjaft të ndjekura në rrjete sociale.
Pamja e saj e ëmbël dhe trupi perfekt e kanë bërë të tërheqë më shumë se 1 milino ndjekës në “Instagram”.
Së fundmi, modelja 24vjeçare është vënë në qendër të akuzave për shtatzëninë e saj. Ajo ka deklaruar se është në pritje të ëmbël dhe në muajin e 5 të shtatzënisë, mirëpo fakti që Belles nuk i duket fare barku i rrumbullakosur, ka bërë që fansat ta kritikojnë ashpër.
“Thjesht sepse nuk ndaj me ju gjithçka nuk do të thotë që jam e pashëndetshme. Është trupi im dhe s’kam ç’të bëj që nuk duket njësoj si femrat e tjera. Të ofendosh dikë për trupin nuk është gjë e mirë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një femër të shëndoshë apo për një femër elegante. Barku nuk më është fryrë akoma, por kjo nuk do të thotë që nuk jam shtatzënë”, u kundërpërgjigj modelja në postimin e fundit.
albshowbizzz.com