”50 Hijet e Lei Krajës”/ Kush janë futbollistët shqiptarë që i shkruajnë dhe e ftojnë për ndonjë gotë? Ja si përgjigjet! [FOTO]
Në vendin tonë ka shumë moderatore sportive dhe të gjitha vajzat janë njëra më e bukur se tjetra. E një prej moderatoreve më simpatike është pikërisht Lei Kraja, një imazh i ri i ekranit dhe mjaft e pëlqyer, e cila di të tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale duke publikuar vazhdimisht foto tejet provokuese dhe tërheqëse.
Për jetën mes stadiumeve dhe futbollistëve dhe anët e panjohura të karakterit, që fshihen pas portretit të bukur, Lei Kraja ka folur në një intervistë për panoramaplus.
Moderatorja simpatike u pyet nëse i shkruajnë futbollistët apo e ftojnë për një gotë dhe ajo përgjigjet kështu:
“Unë nuk shpërndaj sms-të që më shkruajnë qoftë futbollistët, personazhet, ose persona të tjerë, pasi nuk ndaj me publikun jetën time private. Ngjallja e kureshtjes të bën atraktive. Por dhe nëse ka ndodhur, është mëse normale. Në një farë mënyre, i kemi kolegë. Nëse nuk do të na kishte pëlqyer bota e futbollit, duke përfshirë lojtarët, nuk do ishim pjesë e kësaj fushe kaq të bukur. Dhe nëse kanë shkruajtur nuk është krim. Por për çfarë është kjo gotë dhe sa larg e çon, e ke në dorë vetë.”
Cilat janë disa nga 50 hijet e Leit?
“Uf! Nuk kam 50, po shumë (qesh). Jam e mirë, e çiltër, funny, e kujdesshme dhe shumë besnike. Por sigurisht që kam anën time negative. Më ngel hatri shumë shpejt, me ngelet mendja, jam lunatike, prekem, jam shumë kokëfortë, nuk mund bëj shoë fare. Nëse më bezdis diçka, më lexohet në fytyrë. Nëse nuk më pëlqen, të injoroj 100 për qind. Dhe atë gjë që e dua, e marr. Dhe lista vazhdon. Hahaha…, por jam shumë e sinqertë dhe realisht nuk di të jetoj me gënjeshtra.”
albshowbizzz.com