A do e lësh Ronelën për mua? Young Zerka vihet në vështirësi para kërcimtares
Kënga “Like Rihanna” e Young Zerkës ka marrë vëmendje ndërkombëtare. Ndër kërcimtaret që kanë krijuar koreografi me këtë këngë është edhe Anastasia, një ukrainase e cila bëri një videomesazh për këngëtarin.
Videomesazhi u transmetua në emisionin “Why Not” në RTV Ora ku ishte i ftuar Zerka. Pyetja e Anastasias vuri në vështirësi këngëtari pasi i thoshte: “A do e lësh Ronelën për mua?”
“Po. Nuk kam ndonjë gjë, por po. Për Anastasian, më bëri dhe me sy. Do ta mendoj”, u shpreh këngëtari.