A është i lidhur me motrën e Loredanës? Flet Gent Fatali: ‘Ajo vjen tek shtëpia ime për …’ [FOTO]
Kohëve të fundit reperi i njohur Gent Fatali është folur për një lidhje me Rozafën, e cila sipas asaj që shkruajnë mediat është motra e Loredanës.
Ishin vetë Genti dhe Rozafa që publikuan foto me njëri tjetrin në Instagram, por asnjëri prej tyre nuk pranuan lidhjen, madje Genti është shprehur se e ka vajzën e hallës.
Reperi ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën. Ai është ngacmuar nga gazetarja për marrëdhënien me Rozafën, të cilën nuk e ka pranuar por ka dhënë disa indicje të cilat na bëjnë të mendojmë se janë bashkë.
Reperi është shprehur se ajo shkon ndonjëherë tek shtëpia e tij për të pirë çaj dhe gjithashtu Genti njeh familjen e vajzës në fjalë. Në anën tjetër përsa i përket marrëdhënies me Mozzik dhe Loredanën ose ndryshe baxhanakun dhe kunatën ai është shprehur se ka një marrëdhënie të mirë.
Gjithësesi edhe pas këtyre indicieve, Gent Fatali ka vazhduar ta quajë Rozafën “vajzën e hallës”, edhe pse fjalët e tij na bëjnë të mendojmë tjetër gjë.
albshowbizzz.com