A ju kujtohet Marisol? Ajo tash po martohet
Marisol kujtohet nga publiku kosovar përmes serialet “Për ty”.
Ajo për një kohë të shkurtë arriti t’i rrëmbejë zemrat e publikut.
Kush ia rrëmbeu zemrën aktores së njohur Aktorja Mariana Torres, e njohur në rolin e “Marisolit” në serialin “Për ty”, tegoi për planet e saj në lidhje me jetën personale.
33-vjeçarja tha se nëse marrëdhënia e tyre është e fortë ashtu siç është tani, ajo do të kërkojë të martohet me të dashurin e saj, Jonathan Nienow, transmeton rtv21.
“Janë planet, është ideja, çdo projekt i jetës, qoftë punë apo për plane të jetës personale, jam shumë e përkushtuar dhe unë me të vërtetë dëshiroj. Sot ju them se martesa është plan i jetës time”, tha aktorja në një intervistë televizive.
Aktorja feston më shumë se një vit me të dashurin e saj, me të cilët ka ndarë fotot në llogarinë e saj Instagram, si ato të udhëtimit të saj në Peru para një muaji.
Mariana ishte një nga mysafirët e veçantë në Natën e Modës “Cosmopolitan”, ku u takuan me figura muzikore si Nati Natasha, Mario Bautista dhe Mau dhe Ricky. Aktorja debutoi në skenë në vitin 2002 në serialin “Për ty” serial ky i dubluar në shqip i cili u transmetua edhe në RTV21.