A konsumuat drogë në videoklip? Përgjigjet ‘Çika e Tanjës’

  

‘Çika e Tanjës’ ishte e ftuar në emisionin Late Night Show në RTV Ora.

Modelja Romina Hodaj qëndroi në krah të reperes së famshme në videoklipin e saj të fundit ‘Kce’.

Ajo tha se u quajti nga fansat në mediat sociale si ‘Çika e Tanjës’.

“Kam marrë pjesë në videoklipin e fundit të Tanjës. Në fillim të videoklipit jam gjithmonë në krah të Tanjës dhe në krahun tjetër është Kejvina.

Ose siç më kanë quajtur rrjetet sociale ‘Çika e Tajnës’. Sepse jam gjithmonë në krah të Tanjës në videoklip,”-tha ajo.

Iu përgjigj dhe pyetjes se: “Jo nuk abuzuam me drogë. Nuk e kam qejf bari. Ne nga Vlora merremi me këto gjëra por jo.”