A mund të jemi mikesha me të dashurën e ish bashkëshortit? Gwyneth Paltrow e ka provuar këtë gjë!
Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin i dhanë fund martesës së tyre 10-vjeçare në 2014, por raportet mes tyre mbeten të mira. Për më tepër Gwyneth dhe e dashura aktuale e Chris, Dakota Johnson, kanë arritur të krijojnë marrëdhënie perfekte me njëra-tjetrën. Aktoret e njohura janë parë mbrëmjen e djeshme duke festuar bashkë në ditëlindjen e mikut të tyre Derek Blasberg.
Derek publikoi në ‘Instagram’ dy fotografi, në të cilat Gwyneth shihet se i ka hedhur dorën në shpatulla Dakota-s dhe të dyja qeshin me njëra-tjetrën.
Pavarësisht se Gwyneth ka qenë e martuar me Chris Martin, duket se Dakota Johnson nuk e ka aspak problem këtë çështje.
Paltrow së fundmi ka treguar se ajo dhe Martin u ndanë në mënyrë të vetëdijshme, por vendosën që të ruanin marrëdhënien e mirë me njëri-tjetrin.
Për më tepër burime për “E News” kanë zbuluar se ish-çifti takohen shpesh me njëri-tjetrin dhe partnerët aktualë. Tashmë Gwyneth e ka harruar plotësisht të shkuarën e saj me Chris Martin, sepse ajo ka krijuar një lidhje me Brad Falchuk.