A po bashkëpunon edhe Gjiko me reperin francez?
Soolking, tashmë njihet si një nga reperët më të pëlqyer francez.
Ai dhe këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora sonte do të publikonin projektin e tyre më të ri, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, ajo që tërhoqi syrin e mediave ishte postimi i Gjikos kur shfaqej me të pranë një makine.
“Ne kaluam kohë të mirë në Shqipëri ????@dhuratadora #Zemër së shpejti”, ka shkruar ai.
Nuk dihet nëse pjesë e këtij bashkëpunimi është edhe Gjiko apo thjesht ka qenë prezent në xhirimet e këtij klipi.
Ndryshe, Gjiko ka paralajmëruar gjëra të reja pasi ishte i përkushtuar më shumë në familje. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com