Adele ndahet nga bashkëshorti Simon Konecki
Adele është ndarë nga bashkëshorti i saj Simon Konecki. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesit e këngëtares.
Çifti janë prindër të një djali, Angelo i cili erdhi në jetë në vitin 2012.
30-vjeçarja u martua me Konecki, sipërmarrës i një shoqate bamirësie, në 2016 pas pesë vitesh lidhje.
Në deklaratë u tha se çifti kërkon privatësi dhe nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi arsyet e ndarjes.
Ata u martuan në fshehtësi. Adele iu referua për herë të parë publikisht martesës me Konecki gjatë një fjalimi kur pranoni çmimin Grammy në 2017, ku ajo falënderoi “bashkëshortin” e saj.