Ajo i jep lajmet edhe për burrin e saj, por si reagon Anita kur ka ndonjë lajm të keq
Ata janë një çift shumë i dashur.
Historia e dashurisë mes Ramush Haradinaj dhe Anita Muçaj është e njohur. Ata u lidhen, u fejuan e martuan me bujë mediatike.
Vëmendje që iu dha lidhjes së dyshes në fjalë sigurisht që nuk ishte e rastësishme, pasi që të dy ishin persona me ndikim, njëri në politike e tjetra në botën e televizionit.
Kryeministri i vendit duket shumë i lumtur dhe i plotësuar në krahët e gazetares dhe prezantueses elokuente. Ata, pa dyshim që përbëjnë çiftim ideal, shkruan “Kosovarja”.
Pa dyshim që prezantueses së lajmeve të “RTK”-së, shpesh i ka ndodhur të raportoj edhe për të shoqin.
E, në të tilla raste, ajo ka mbajtur qëndrim profesional, pa u diktuar për ndonjë luhatje emocionale.