Ajola Xoxa me postimin e ndjerë rrëfen kërkesën e fundit të babait të saj: Shtrirë në një krevat spitali më tha… [FOTO]

 

Rreth dy muaj më parë, Ajola Xoxa, humbi një ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetë, babain e saj. Që prej atij momenti, Ajola publikon herë pas here në ‘Instagram-in’ e saj foto të ndryshme ku shpreh mallin për babain e saj, por dhe kujtimet e lumtura pranë tij.

Pak më parë ajo ka publikuar një foto krah partnerit të saj, Erion Veliaj, ku është duke vallëzuar në ballon vieneze, të organizuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bashkangjitur me foton Xoxa ka zbuluar dhe kërkesën e fundit të babait të saj, e cila ka qenë të vallëzonte për herë të fundit me vajzën e tij, ndonëse nuk mundi.

“Pak ditë përpara se të ndërronte jetë, në momentet e fundit të ndërgjegjshme, atëherë kur ëndrra i përzihej me realitetin, shtrirë në një krevat spitali, babi më zgjati dorën dhe më tha: “A do kërcesh me mua?” Ne nuk kërcyem dot atë pasdite e kurrë më, sepse ai nuk mundi më të ngrihej në këmbë. Por unë do të kërcej përgjithmonë me ty dhe për ty babi. Do ta nderoj çdo dite jete, çdo çast të bukur, ashtu siç më ke mësuar, sepse jeta është dashuri po aq sa ç’është edhe dhimbje. Ti je përgjithmonë me mua dhe në mua, në çdo vallëzim, në çdo rrëzim, në çdo ringritje. Dhe do të përlotem me çdo vajzë qe e shoh të vallëzoje me babain e saj. Dhe kur një ditë të shfaqet edhe për mua ai tyneli i gjatë me dritë, do të të zgjas dorën e do të të them: “Eja të vallëzojmë bashkë” ”, ka shkruar Ajola në postimin e saj më të fundit.

Screenshot_3-3.jpg

 

albshowbizzz.com