Aktorja e ‘Dashuri e pafund’ pranon lidhjen e dashurisë me futbollistin e njohur!
Melisa Asli Pamuk dhe Oguzhan Ozyakup duket se po përjetojnë një histori të bukur dashurie.Dy të rinjtë janë munduar ta mbajnë lidhjen e tyre të fshehtë për pak kohë, por nuk ia kanë dalë dot mbanë. Pas “vëzhgimit” të fansave dhe detajeve të ‘kapura’ prej tyre nëpër rrjetet sociale të dy të rinjve, duket se ata më në fund janë gati të dalin si çift publikisht. Mbrëmjen e djeshme, Melisa dhe Oguzhan janë parë teksa darkonin në një restorant dhe dukeshin mjaft të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.