Aktorja pushohet nga puna për komente raciste në Twitter të bëra vite më parë

  

Aktorja Shila Iqbal është pushuar nga telenovela britanike “Emmerdale” për shkak të komenteve raciste të bëra vite më parë në llogarinë e saj personale Twitter, njoftoi BBC.

Ajo tha që: “i vinte shumë keq që ka përdorur gjuhë të papërshtatshme në twitter-in e saj në vitin 2013, kur ajo ishte 19 vjeçe.

“Si pasojë e postimeve të saj në media sociale, Shila Iqbal e ka lënë rolin e saj të Aiesha Richards në ‘Emmerdale’. Programi mori vendimin të mos e ripërtërinte kontratën në momentin që këto postime u sollën në vëmëndjen e kompanisë ”- u shpreh një zëdhënës i shfaqjes.

Televizioni britanik ITV nuk bëri të ditur se çfarë kishtë thënë aktorja në postimet e saj, ndërsa vetë ajo e ka fshirë llogarinë personale në twitter.