Akuzat për abuzim seksual ndaj të miturve, bodigardi i Michael Jackson rrëfen të vërtetën

  

Ish-bodigardi i Michael Jackson ka vendosur të zbulojë të vërtetën që lidhet me akuzat për abuzim seksual ndaj të miturve.

Trajneri Matt Fiddes thotë se ka parë jetën private të mbretit të popit për 10 vite dhe di shumë gjëra rreth tij.

“Njerëzit harrojnë se ky njeri ishte dhe është ende njeriu më i famshëm në botë. Dhe ai donte që jeta e tij të ishte një ‘mister’.

Ai e kuptoi vlerën e mediave. Fatkeqësisht, kjo e ka dëmtuar dhe në vdekje”, shkruajti Fiddes duke mohuar akuzat për përdhunim ndaj të miturve, të cilat janë transmetuar në dokumentarin “Leaving Neverland”.

Wade Robson dhe James Safechuck kanë deklaruar se janë ngacmuar seksualisht nga ylli i popit kur ishin fëmijë.