Albërije Hadërgjonaj flet lidhur me paragjykimet që ka dëgjuar për vete

 
 Albërije Hadërgjonaj e ka dëshmuar edhe njëherë se është e hapur para publikut. 

  

 

 

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj gjatë një intervsite të fundit në “E diel” ka folur lidhur me karrierën e saj dhe jetën private, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shpjegoi se komente të tilla e motivojnë për të punuar më shumë, por nga ana tjetër ka theksuar se ky negativitet nuk i bën mirë asnjërit prej nesh.

“Ata njerëz që rrinë dhe komentojnë se kam një politikan, një biznesmen, jam imorale, pse i kam bërë operacionet apo si flas ashtu në TV, duhet të kuptojnë që secili në jetë duhet të bëjë atë që ndjehet mirë dhe të jetë i lumtur me atë që bën” tha ajo duke sqaruar gjithçka.

“Unë në jetën time s`kam ecur falë krahëve të askujt, përveçse zërit tim që ma ka dhuruar Zoti si diamant dhe që e kam vënë në punë duke mbajtur shumë njerëz. Nuk pushoj kurrë së punuari, jam tërë kohës në udhëtim”, ka përfunduar këngëtarja./Lajmi.net/

   
 
  
 
  
  
 
 
  
  
 
  View this post on Instagram 
 
  
 
 
  
  
  
 
 
  
  
 
 
  
  
  
 
 

 

 Sot ne kte te diel Pashkesh ju ftoj te na ndiqni tek e @ediell_topchannel Gezuar ? 

A post shared by   Alberie Hadërgjonaj  (@alberije_hadergjonaj) on

 

 

 
 loading… 

 

  

albshowbizzz.com