Alketa kërkoi ndihmë për ‘Taramelen’, reagon Olti Curri: Mos e shndërroni në lypës

 
 Alketa Vejsiu ditë më parë ka qenë për vizitë tek shtëpia e Xheison Baftit, vogëlushi që është bërë emër shumë i dashur për publikun nga “Kurthi i Piter Pan”. 

  

 

 

Moderatorja kishte thënë se djaloshit nga Mushqeta e Shqipërisë ka vendosur t’ia rregullojë jetën, shkruan lajmi.net.

Familja e Xheisonit nuk jeton në kushte shumë të mira, andaj moderatorja bën thirrje që të hapet një llogari bankare ku mund të grumbullohen para për t’ia ndërtuar një shtëpi familjes së tij dhe se donacionin e parë do ta dhurojë vetë ajo.

KY ISHTE STATUSI I PLOTË I ALKETËS, PA NDËRHYRJE:

“Ka qene nje dite shume speciale kjo sot ne nje fshat ku s’me kishte rene kurre rruga; por fati te percakton shpesh rruge qe si ke imagjinuar.
Mushqeta eshte nje fshat i famshem tani sepse  @xheison.bafti_official  e ka bere qe ne ta njohim dhe ta duam! Natyra ishte vertete e mrekullueshme dhe aty kam kuptuar se pse fshati ben kaq shume vend ne jeten e ketij djali! Por mora dhe nje mesim te madh jete; fytyren e dashur te Xhejsonit qe vetem fal dashuri, qesh, perqafon prinderit, kujdeset per shoket, modeli i njeriut te mire qe i duhet shoqerise edhe pse jeton ne nje shtepi ku dheu ka rreshkitur, çimento eshte e çare, ku tavani mund te bjere dhe shiu futet brenda litar litar dimer vere…
Megjithate familja e Xhejsonit nuk u ankua, me percollen me lule dhe veze fshati edhe pak qepe te njoma te mbjella nga gjyshja.
Ika qe aty dhe dua tju kerkoj nje ndihme! Nuk e di si funksionon por deri te henen ne spektakel do ta kem zbuluar rrugen zyrtare.
Kerkoj ndihmen tuaj qe ne nje llogari bankare transparente per publikun, te japim nje kontribut sado te vogel per ti sistemuar nje shtepi ketij djali qe jam e bindur “do ja dale te beje dicka te mire ne kete jete”.
Nuk eshte nje preference personale eshte rasti qe vertete mes maleve te Krrabes nje mrekulli mund te ndodhe. Nje shtepi dhe nje mundesi edhe me e mire shkollimi ( ndoshta ne Tirane), duhet per Xheisonin. Ne plot vende te botes kur ka femije me IQ te larte e te spikatur, ka politika sociale qe investojne qe keto mendje te vecanta te rriten dhe te zhvillohen!
Sme kerkuan asgje, s’me eshte ankuar askush, por me dinjitetin e njerezve punetore dhe te thjeshte me priten dhe percollen me nje buzeqeshje!
E di qe ka plot Histori te tjera qe meritojne vemendje, ndoshta edhe me te dhimbshme; po te kisha nje shkop magjik do perpiqesha per te gjjthe me shume dashuri! Si fillim pak magji ne jeten e ketij djali, per gjithe miresine qe na ka falur! Donacionin e pare e dhuroj me shume deshire vete! Pres te me bashkoheni. Detajet keto dite. Na ndiqni te henen…❤️
Faleminderit!”.

Pas kësaj, Olti Curri ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku thotë se Xheisoni është pika më e fortë e emisionit dhe se meriton të paguhet më shumë se kushdo tjetër në spektakël.

“Ne fakt Xheisoni eshte pika e forte dhe e vetme e ketij sezoni te “Ne kurthin e Piter Pan”. Produksioni le te fuse me pak ne xhep dhe te paguaje per ate qe meriton ky personazh dhe jo ta shnderroje ne ‘lypes’. Xheisoni meriton te paguhet me shume se kushto tjeter ne ate spektakel sepse ta ate, spektakli do ishte nje funeral me sigla hapje dhe mbyllje asgje me shume”, ka shkruar Olti Curri. /Lajmi.net/

  

 

 
 loading… 

 

  

albshowbizzz.com