Alketa u përlot në emision, shikojeni çfarë bën Olti Curri
Alketa Vejsiu ka marrë një iniciativë t’i ndihmojë Xhejson Baftit për të ndërtuar shtëpinë e re, ndërsa Olti Curri përmes një postimi në rrjete sociale tha se mendon që e kanë shndërruar në lypës.
Alketa Vejsiu mbrëmë emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” e nisi duke treguar përse ka vendosur t’i ndihmojë vogëlushit që është këtë vit pjesë e “Piter Panit”, shkruan lajmi.net.
“Edhe unë kam jetuar në një shtëpi që fuste ujë”, rrëfeu Alketa me lot në sy, duke shtuar se pavarësisht të gjithave ajo ia doli t’i bëjë ëndrrat realitet, andaj dëshiron që ta ndihmojë Xhejsonin.
Moderatorja tha se nuk e kupton pse kishte reagime për atë nismë, madje shtoi se një pjesë të pagës së saj do t’i dhurojë këtë rast.
Olti Curri kishte reaguar përmes një postimi duke thënë se fëmijët në spektakël meritojnë të shpërblehen financiarisht.
“Rëndësi ka që Xheisoni të bëhet me shtëpi…dhe pas tij të ndihmohen edhe fëmijët e tjerëtë spektaklit që kanë nevoja jetike pa bërë dallim. Gjithashtu duhet që të gjithë fëmijëve që dalin në ekran t’i lidhet kontratë shpërblimi financiar për çdo emision televiziv që bëhet, shpërblim që menaxhohet nga prindërit dhe faktohet me dokumenta nga produksionet dhe televizionet ku transmetohen këto spektakle. Të regjistruara dhe të taksuara sipas ligjit. Që nga data e fillimit të spektakleve, jo pasi të plasë debati në media. Të paktën fëmijët të paguhen se të rriturit kanë vetë në dorë të zgjedhin”, ka shkruar ai.
Por, Olti nuk është ndalur me kaq, ai në InstaStory ka publikuar një video, në të cilën kërkon në Google “Kur qau Niçja”, atë e fshin dhe shkruan “Kur qau Alketa”. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com