Almeda Abazi është penduar për këtë ndërhyrje estetike që e ka bërë
Almeda Abazi e pranon se është penduar për ndërhyrjen estretike që e ka bërë.
Almeda Abazi njihet si një femër natyrale dhe që nuk grimohet edhe aq, mirëpo as ajo nuk u ka shpëtuar ndërhyrjeve estetike, shkruan lajmi.net.
Këtë ajo e ka pranuar hapur disa herë dhe nuk e ka pasur problem fare, madje ka treguar edhe se në cilat pjesë ka ndërhyrë, e që janë hunda dhe pjesa e sipërme e buzës.
“Kam operuar vetëm hundën, asgjë tjetër. Kam kryer edhe një ndërhyrje estetike në buzën e sipërme, gjë për të cilën jam penduar. Do të doja të mos e kisha bërë”, është shprehur ndër të tjera Almeda.
Ndryshe ajo dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë dhe gjinia e foshnjës është djalë./Lajmi.net/
albshowbizzz.com