Amber Heard rrënqeth me rrëfimin: Si u rraha nga Johnny Depp
Amber Heard është fotografuar në depozitën e saj të gushtit 2016 ku përshkruhet se si Depp ‘e rrahu’ dhe i hoqi flokët. Video doli javën e kaluar si pjesë e procedurave ligjore në vazhdim midis palëve.
Martesa mes Johnny Depp dhe Amber Heard ka zgjatur më pak se dy vjet dhe pas divorcit në publik kanë paraqitur anën e tyre të errët që vazhdon me sagën në gjykatë, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Heard ka akuzuar aktorin për dhunë, derisa ai akuzon ish-gruan e tij se ishte e interesuar vetëm për paratë e tij.
Amber Heard përshkruan mes lotësh për dhunën që sipas saj i ka shkaktuar ish- burri, Johnny Depp.
Në gusht 2016, Heard u ul me avokatin e saj dhe Depp për të kujtuar incidentin dhe shumë detaje të tjera si pjesë e procedurave të divorcit të tyre. Depp pohon se kurrë nuk ka vënë një gisht mbi të.
Në një video të sapo lëshuar të asaj depozitimi, ajo shihet duke qarë dhe duke u përpjekur për të gjetur fjalë për të përshkruar rrahjen e supozuar.
Pretendohet se ndodhi në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos më 21 maj 2016.
Në një deklaratë me shkrim ajo paraqiti në gjykatë javën e kaluar për të provuar të hidhte poshtë padinë e shpifjes ndaj saj, Amber tha se ajo kishte rregulluar takimin me të në shtëpinë e tyre për të diskutuar mbi marrëdhënien.
Amber thotë se e kishte thirrut mikun e saj Tillett Wright për ta qetësuar Depp./Lajmi.net/
albshowbizzz.com