Angelina Jolie dëshiron të kthehet sërish me Brad Pitt
Kanë kaluar dy vite e gjysmë që kur Angelina Jolie firmoi divorcin nga Brad Pitt.
Gjithë procesi i ndarjes dhe marrëdhënia ndërmjet ish çiftit më të dashur të Hollywood ka qenë nënë vëmendjen e mediave.
Dhe së fundi është raportuar se Angelina ka ndryshuar qëndrim ndaj ish bashkëshortit.
Thuhet se aktorja dëshiron të rikthehet sërish me Brad.
“Angelina ja ka bërë të qartë Brad se dëshiron të kthehet me të,”-tha një burim për The Sun.
Sipas raporteve, ajo po zvarrit negociatat e divorcit me shpresën se do pajtohen.
“Jolie dëshiron të jenë sërish një familje,”-pohoi burimi. “Kjo është arsyeja pse ajo po e bën kaq të vështirë procesin e divorcit me Brad.”
Por sipas The Sun, Pitt nuk është i interesuar të kthehet me ish-in e tij. Por dëshiron të mbajë një marrëdhënie miqësore me Jolie për hir të fëmijëve të tyre.
Çifti janë prindër të gjashtë fëmijëve Maddox, 17 vjeç, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 12 dhe 10-vjeçarët binjakë Knox dhe Vivienne.