Ariana Grande poston foton e trurit të saj, duket si harta e botës

  

Ariana Grande postoi në instagram një foto të skanerit të saj të trurit dhe thotë se aty tregohet çrregullimi post-traumatik i stresit (PTSD).

“Komike dhe tmerruese”  ishte titulli i fotos, duke shtuar se nuk ishte shaka.

PTSD është një çrregullim ankthi i cili zhvillohet tek disa njerëz pasi ata kanë qënë dëshmimtarë ose të përfshirë në një situate traumatike.

“Nuk ka dyshime se PTSD ndryshon mënyrën sesi truri reagon ndaj traumave dhe stimujve të tjerë emocionalë, gjithësesi imazhe të trurit që diagnostikohet me PTSD”-tha për CNN një profesor psikiatrie.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja hapet rreth problemeve të saj që nga sulmi vetvrasës që vrau 22 persona në koncertin e sa në Manchester, në maj 2017.

Grande tha  në një intervistë të Vogue  britanik se mendonte se ajo nuk do të mundet të flasë për sulmin dhe të mos qajë.

“Unë i njoh ato familje dhe fansat e mi, dhe të gjithë ata e kanë përjetuar jashtëzakonisht shumë. Unë ndihem sikur nuk duhet të flas për eksperiencën time, sikur nuk duhet të them asgjë”-tha ajo.

Përkrahësit e këngëtares  në rrjetet sociale shprehen të shqetësuar për 25 vjeçaren.

Shumë prej tyre po e nxisin të largohet nga vëmendja derisa të shërohet.

“Shpresoj thjesht që ajo të mos e mundojë veten si emocionalisht ashtu edhe fizikisht”-shkruan një person në twitter.

“Sinqerisht ajo ka nevojë për një pushim shumë të gjatë”-shkruan një tjetër.

Pasi pa përgjigjen e skanerit të trurit të saj, këngëtarja ndau një histori në Instagram në të cilën ajo tha se po bënte më të mirën edhe pse truri i saj  dukej si “harta e botës”.

Nuk doja të shqetësoja askënd më “atë gjënë” në trurin tim”-tha ajo.