Ariana Grande rikthen në skenë Justin Bieber pas dy vitesh
Ariana Grande ka sjellë një të ftuar shumë special në performancën e saj të fundit në Coachella 2019. Mbrëmjen e së dielës, asaj iu bashkua në skenë Justin Bieber.
Këngëtarja dha performancën e saj të dytë në festivalin muzikor të Palm Springs të dielën e Pashkëve.
Dhe sigurisht 25-vjeçarja vendosi të surprizonte fansat e saj duke i bërë një surprizë të fundit.
Ajo riktheu në skenë Justin në një performancë të paplanifikuar.
Bieber u ngjit në skenë dhe këndoi hitin e tij ‘Sorry’ me Arianën që iu bashkua këngës.
Është hera e parë që 25-vjeçari performon në skenë që pas përfundimit të turit të tij Purpose World Tour në vitin 2017.
Duke folur për fansat Justin tha: “Kam dy vite që nuk dal në skenë. Erdha sot këtu, pa e ditur që do ngjitesha sonte në skenë.”