Ava Max nuk dëshiron të krahasohet me Katy Perryn
Këngëtares shqiptare duket se nuk po i pëlqen krahasimi që po i bëjnë me Katy Parryn.
Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Ava Max së fundmi nga publiku është krahasuar me Katy Perryn pas hitit të saj “Sweet But Psycho”, transmeton lajmi.net.
Por si duket asaj nuk i ka pëlqyer ky krahasim pasi ka reaguar duke zbuluar se nuk i pëlqen të shkruajë për ndjenjat dhe jetën e natës.
Po ashtu Ava tha se ka një kohë të gjatë që nuk po pi madje as alkool.
“Pija dhe ndejat asnjëherë nuk më kanë tërhequr për tekstet e mia. Nuk kanë ndonjë kuptim”, ka thënë këngëtarja me prejardhje shqiptare sot gjatë një interviste.
Ava ende nuk e ka publikuar albumin e saj të parë por ka premtuar se gjatë këtij viti do ta ndajë me fansat edhe një tjetër projekt muzikor./Lajmi.net/
View this post on Instagram
? #Appleiconsiam #Todayatapple
albshowbizzz.com