Bebe Rexha flet me krenari shqip në emisionin e famshëm amerikan
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj.
Madje ajo flet me krenari për vendin nga vjen.
E ftuar në emisionin e famshëm të “The Jonathan Ross Show”, Bebe pohoi se flet gjuhën shqipe dhe e viziton Shqipërisë së bashku me prindërit e saj.
Këngëtarja u shpreh se e mikson gjuhën shqipe me anglishten, duke dhënë edhe një shembull.
“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”-tha ajo në shqip.
Bebe po arrin sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.
Së fundmi ajo publikoi këngën ‘Last Hurrah’ që u prit shumë mirë nga publiku dhe po rezulton shumë e suksesshme.