Bekim Zogaj tregon si lindi bashkëpunimi që sot numëron 24 milionë klikime

  

Bashkëpunimi i Irkenc Hykës me Ramadan Krasniqin, i titulluar “Një lamtumirë” rezultoi një sukses i madh. Kënga numëron rreth 24 milionë klikime në Youtube dhe parashikimi u bë nga Bekim Zogaj, i cili dha idenë e bashkëpunimit të artistëve.

Në intervistën për “Why Not” në RTV Ora, ai zbuloi si bashkoi Irkencin dhe Danin për këtë duet.

Bekim Zogaj: E falenderoj shumë për besimin që më ka dhënë. Është perla e muzikës shqiptare. Në fakt, më ka lënë dorë për ti përzgjedhur një këngë. Unë isha në kontakt me Irkenc Hykën, e mora në telefon dhe i thashë të ma dërgojë një këngë. Më dërgoi “Një lamtumirë” që e njohin të gjithë dhe i thashë Danit që këtë këngë duhet ta bësh me Irkenc Hykën. Më tha, “Nuk e di”. I thashë që duhet të më besojë mua. Kështu erdhëm në Tiranë bashkë dhe incizuam këngën, që sot ka rreth 24 milionë klikime.