Bëri të gjithë fansat merak se për pak u verbua në koncert, tani reperi SHQIPTAR shfaqet i lumtur krah Dua Lipa-s! Ç’po kurdisin? [FOTO]

 

Për pak sa nuk u verbua në koncert, reperi shqiptar qenka shëndoshë e mirë në krah të Dua Lipës

Pak ditë më parë lajmi që reperi shqiptar Action Bronson, përfundoi në spital na trishtoi të gjithëve.

Ai për pak sa nuk u verbua nga dritat e skenës, gjatë një koncerti në Ottawa, Kanada.

Kur po performonte në Teatrin Algonquin Commonskur, një dritë skenike që ndodhej pranë tij nisi të ndizej dhe të fikej.

Sipas “TMZ”, Action Bronson u dërgua më pas menjëherë në spital, ndërsa nuk arriti që ta përfundonte performancën.

“U verbova dhe u çorientova nga ndezja e dritë skenike mbrëmjen e kaluar, prandaj e kisha të pamundur të përfundoja performancën në Ottaëa. Po ndihem më mirë. Ato gjërat nuk duhet të jenë më kurrë pranë meje, ishte e tmerrshme. Kini kujdes”, shkruante ai.

0416-action-bronson-tweet-2-1024x633-1.jpg

Pak ditë pas incidentit Action është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore dhe krah Dua Lipës.

Këngëtarja takoi reperin me prejardhje shqiptare, me të cilin vitin e kaluar ka kënduar bashkë në festivalin “Sunny Hill”, në Prishtinë.

Madje, Dua ishte pikërisht në studion e Action Bronson, duke bërë fansat të pyesin nëse do të ketë një duet mes tyre.

 

albshowbizzz.com