Beyonce nënshkruan marrëveshje me Netflix

 
 Beyonce thuhet se po vjen me dy projekte me Netflix. 

  

 

 

Beyonce këtë javë publikoi dokumentarin “Homecoming” në Netflix, të shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga ajo dhe një album live me po të njëjtin emër, shkruan Elle, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja ka nënshkruar marrëveshje për tre projekte me Netflix në vlerë prej 60 milionë dollarë.

Ajo u pagua 20 milionë dollarë për “Homecoming”, ndërsa “DailyMail” bën të ditur që roli i Beyonce në këto dy projekte ende nuk është bërë i ditur.

Beyonce kishte ofertë për kontratë edhe nga HBO, megjithatë ajo arriti të nënshkruajë për Netflix. /Lajmi.net/

 

albshowbizzz.com