Britney Spears për herë të parë në publik pas shtrimit në spital psikiatrik

  

Britney Spears është parë për herë të parë në publik që pas shtrimit të saj në një spital psikiatrik.

Këngëtarja është parë në një parukeri në Los Angeles mëngjesin e së enjtes.

Një dëshmitar tha për E! News se Britney u shoqërua nga tre persona nga ekipi i saj dhe rregulloi flokët në parukeri.

Burimi shtoi se këngëtarja priti në radhë së bashku me klientët e tjerë në vend që të shkonte në një zonë private.

“Isha disa punojnë që po i rregullonin flokët Britney. Ata kërkonin që t’ia përfundonin sa më shpejt dhe në mënyrë efikase në mënyrë që ajo të largohej nga parukeria sa më shpejt të ishte e mundur. Spears dukej mirë dhe e kënaqur. Ishte e emocionuar nga flokët e saj të rregulluar,”-tha dëshmitari.

 Këngëtarja u shtrua në spital psikiatrik disa ditë më parë pas gjendjes së përkeqësuar të babait të saj Jamie. 

Ishte vetë Britney që vendosi të shtrohej në spital pasi donte të qetësohej.

Fillimisht u raportua se ajo do qëndronte atje për një muaj por mesa duket ylli i popit ka vendosur që të vazhdojë jetën e saj normale.