Britney Spears po mbahet në spital psikiatrik kundër dëshirës së saj

  

Këngëtarja Britney Spears raportohet se po mbahet në një spital psikiatrik kundër dëshirës së saj.

Një burim tha për Daily Star Online se ylli i muzikës është shtruar në spital jashtë vullnetit të saj me urdhër të babait, Jamie Spears.

Jamie pretendohet se mori këtë vendim për shkak se ishte i shqetësuar për shëndetin e vajzës së saj.

Raportohet se Britney është shtruar në spital në fillim të muajit janar dhe nuk ka ende të dhëna se kur do lirohet.

Jamie po kujdeset për vajzën e tij që nga vitit 2008, kur ylli i muzikës u shpall e paaftë mendërisht për të punësuar një avokat.