Britney Spears thyen heshtjen pas daljes nga spitali psikiatrik
Këngëtarja Britney Spears ka reaguar për herë të parë për gjithë spekulimet e bëra në media pas shtrimit të saj në spital psikiatrik.
Ajo theu heshtjen me anë të një postimi në Instagram të martën. Spears publikoi një video ku siguroi fansat se është mirë mes akuzave se u mbajt në spital psikiatrik kundër vullnetit të saj.
“Përshëndetje, e di që keni qenë shumë të shqetësuar për mua. Por gjithçka është mirë. Familja ime ka kaluar shumë stres dhe ankth kohët e fundit, kështu që unë kisha nevojë për pak kohë të merrja veten,”-tha Britney.
Ndërsa shtoi: “Por mos u shqetësoni se do kthehem shumë shpejt.”
Gjithashtu ajo publikoi një postim të gjatë duke iu referuar thashethemeve të fundit që qarkullojnë në media për shëndetin dhe familjen e saj.
“Gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Ka thashetheme, kërcënime me vdekje për familjen dhe ekipin tim, kaq shumë gjëra të çmendura që janë thënë. Doja thjesht të merrja pak kohë për veten, por gjithçka ndodhi e bëri më të vështirë për mua. Situata ime është unike, por premtoj që do bëj më të mirën në këtë moment. Jo ndoshta nuk e dini, por unë jam e fortë. Dashuria dhe përkushtimi juaj është i mahnitshëm, por ajo që më duhet tani është pak privatësi për t’u marrë me të gjitha gjërat e vështira që jeta po më përball. Nëse do e bëni këtë, do ju isha shumë mirënjohëse gjithmonë,”-tha Britney.
View this post on Instagram
I wanted to say hi, because things that are being said have just gotten out of control!!! Wow!!! There’s rumors, death threats to my family and my team, and just so many things crazy things being said. I am trying to take a moment for myself, but everything that’s happening is just making it harder for me. Don’t believe everything you read and hear. These fake emails everywhere were crafted by Sam Lutfi years ago… I did not write them. He was pretending to be me and communicating with my team with a fake email address. My situation is unique, but I promise I’m doing what’s best at this moment