Buraku dhe Grupi Fama sjellin këngën e re “Shokë do mbesim”
Buraku dhe Grupi Fama kanë publikuar projektin e ri muzikor.
Këngëtari i njohur Burak Vehapi dhe Grupi Fama kanë sjell këngën e re “Shokë do mbesim”, shkruan lajmi.net.
Ky projekt i Burakut është realizuar me një videoklip të veçantë, i publikuar tashmë në kanalin YouTube.
Tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë Valon Biba kurse për orkestrimin është përkujdesur Wirusi.
Buraku shquhet për zërin e tij melankolik, i cili pëlqehet mjaft shumë për projektet që realizon. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com