Cardi B: Të qenurit nënë është sfida më e vështirë

  

Cardi B u bë nënë për herë të parë 8 muaj më parë.

Por reperja është gjithmonë në lëvizje. Dhe 26-vjeçarja zbuloi se po mundohet shumë të balancojë karrierën me kohën që i duhet të kujdeset për Kulture.

“Është shumë e vështirë, është sfida më e vështirë ndonjëherë,”– i tha Cardi audiencës në një emision. “Nuk dua të flas për këtë temë sepse është shumë e vështirë. Nuk e kam parë fëmijë tim prej dy ditësh se isha në Las Vegas, tani jam këtu. Është shumë e vështirë sepse mendoj, a do më harrojë ajo mua për dy ditë?”

Cardi shtoi se gjatë shtatzënisë gjithçka ishte më e thjeshtë për të.

“Ku isha shtatzënë ishte më e lehtë sepse fëmija ishte kudo me mua. Por kur lind fëmijën është e vështirë të marrësh edhe një dado sepse nuk mund ti besosh asnjë njeriu fëmijën tënd. Nëna dhe motra më ndihmojnë të kujdesem për Kulture por nëna ime nuk mundet të shkojë nga një qytet në qytetet për më pak se 72 orë.”

Ajo tha se kujdesia për vajzën bëhet akoma më e vështirë për shkak se oraret e saj me të Offset janë të ndryshme.

Megjithatë theksoi se punojnë shumë për të siguruar më të mirë për vajzën e tyre.