Çfarë i mungon nga beqaria? Adelina Tahiri shpjegon eksperiencën e saj pas 1 viti martesë me milionerin maqedonas

 

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj nga Maqedonia, Serjoza Markov janë padyshim një nga çiftet më të komentuara në shtypin rozë.

Ata janë gjithashtu edhe prindër të një fëmijë të vogël të quajtur Jon.

U bënë tashmë më shumë se një vit që çifti e ka kurorëzuar lidhjen e tyre, pasi e mbajtën të fshehtë prej 5 vitesh.

Në “Instagram-in” e saj këngëtarja ka bërë një bashkëbisedim me fansat duke i lejuar atyre të bëjnë pyetje të ndryshme.

Njëra prej tyre ishte se çfarë i mungonte Adelinës nga beqaria dhe përgjigja ishte:

“Mund të them lirisht asgjë. Tash jam e përmbushur dhe e realizuar”, është shprehur Adelina.

-640-0-5cbf34b973aa5.jpg

 

albshowbizzz.com