Çfarë? Kim Kardashian studion Juridik pa gjimnaz, shpërthen ashpër rrjeti: Ka para e famë
Kim Kardashian bëri të ditur javën e shkuar se po studionte për Juridik dhe se do të diplomohej në vitin 2022. E gjitha kjo është pritur edhe me kritika, pasi shumëkush mendon, e nuk heziton ta shprehë në rrjetet sociale, se ajo mund të studiojë për drejtësi vetëm për shkak të pasurisë dhe famës.
Por për Kimin, hyrja e saj në këtë rrugë nuk ka të bëjë aspak me privilegje apo parà. Ajo tha se po studionte natë e ditë dhe se nuk ka asgjë që mund të të pengojë në ndjekjen e ëndrrave. “Për 4 vitet e ardhshme do të studioj të paktën 18 orë në ditë dhe do të kem teste me shkrim apo me zgjedhje, çdo muaj”, shkruan ajo në një postim në Instagram.
Ylli i Kardashianëve sqaron po ashtu edhe konfuzionin e krijuar nga zërat se, ajo po studion për t’u bërë avokate pa përfunduar gjimnazin. Ajo konfirmon se është e vërtetë që nuk e ka përfunduar shkollën e mesme, por ka kreditet e mjaftueshme për të marrë pjesë në “të lexosh ligjin”, që është shkollë drejtësie ku bën praktikë me avokatë. Kim ka zbuluar se kishte vendosur të fillonte praktikën, pasi ndihmoi në lirimin e Alice Marie Johnson nga burgu, vitin e kaluar. Ajo ishte takuar me presidentin Trump për të kërkuar lirimin e gjyshes 63-vjeçare, që gjendej në burg për shkak të një dënimi të përjetshëm të vitit 1996 për trafik kokaine.
View this post on Instagram
A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on
albshowbizzz.com