Çfarë paraqitjeje nga Selena Gomez në Coachella/ I frymëzon të gjithë me stilin unik dhe gjoksin e saj të ekspozuar[FOTO]
2019 po fillon të bëhet zyrtarisht viti i Selena Gomez. “Ylli”i pop-it është rikthyer pasi mori një pushim të lehtë për tu fokusuar në problemet e saj me shëndetin mendor, duke na dhënë muzikë të re, filma të rinj dhe gjithashtu paraqitje të reja të trendeve më të fundit.
Gomez pushtoi skenën e Coachella fundjavën e kaluar duke performuar në krah të Cardi B dhe Dj Snake hitin e tyre “Taki Taki”, e cila ishte performanca më e madhe live për të në vitin 2019.
Por të gjithë po flasin për veshjen e Gomez. Këngëtarja kishte zgjedhur një kostum të bërë nga Versace dhe Ralph Lauren për këtë mbrëmje. Një palë tuta moderne, të prera me shtat të ulët dhe ajo më e rëndësishmja me një ekspozim të pjesës së përparme, ajo dukej e mrekullueshme.
Revista “Vogue” e quajti këtë stil të këngëtares edhe si paraqitja e një femre në dominimin e saj në botën globale, trend ky i përhapur nga Beyonce vitin e kaluar dhe që po vijon të rritet sipas tyre.
albshowbizzz.com