Çfarëë? Kourtney Kardashian rikthehet me të dashurin 14 vite më të ri? Ja DETAJET që shtojnë dyshimet! [FOTO]
Prej disa kohësh Kourtney Kardasdhian dhe Younes Bendjima, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 2 vjeçare, për shkak të xhelozisë së këtij të fundit. Ndërkohë që të gjithë ne po mendonim se mes tyre nuk do të kishte më një rikthim, veprimi i fundit i Younes na ka befasuar.
Ai i ka lënë një koment flirtues ish partneres së tij në foton seksi që ajo ka postuar në Instagram duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. ‘Dukesh bukur minnie mouse’, ka shkruar Younes në foton ku Kourtney shfaqet e veshur me një xhaketë-fustan në ngjyrë të kuq. Kaq ka mjaftuar që fansat e tyre të aludojnë se mes tyre nuk ka mëri dhe mund të ketë një rikthim të mundshëm.
Ylli i reality-shoë nuk i ka kthyer ende një përgjigje, ndërkohë që burime për E! kanë treguar se Younes, ish i dashuri i saj, 14 vite më i ri, ende e telefonon atë, por kjo e fundit nuk është më e interesuar.
I njëjti burim ka shtuar gjithashtu se Kourtney dhe Younes janë takuar rastësisht në një lokal që frenkuentojnë të dy, kanë shkëmbyer disa biseda dhe më pas kanë pirë diçka.
albshowbizzz.com