Charlize: Djali im ndjehet femër dhe unë e mbështes
Charlize Theron po rrit fëmijën e saj të parë Jackson si një vajzë, pasi e ia prezantoi fillimisht botës si djalë.
Ylli i Hollywood është nënë e dy fëmijë të adoptuar, Jackson në vitin 2012 dhe vajzës August në vitin 2015.
Dhe tani aktorja është shprehur se kur Jackson ishte vetëm 3 vjeç i tha: “Nuk jam djalë”.
Në një intervistë për Daily Mail, Charlize u shpreh se vendosi ti respektonte dëshirën fëmijës së saj.
“Po, mendova se ishte djalë. Derisa ku ishte vetëm 3 vjeç më tha që nuk ishte djalë,”-rrëfeu Theron. “Tani po rris dy vajza të bukura. Ashtu si çdo prind, unë dua ti mbroj dhe ti shoh të lulëzojnë. Ato do rriten në një botë ku kanë mundësinë të gjejnë veten ndërsa rriten dhe të vendosin se kush duan të jenë. Nuk më takon mua të vendos.”
Aktorja theksoi se detyra e saj si prind është tu sigurojë fëmijëve atë që kanë nevojë.
“Detyra ime si prind është ti dua dhe të sigurohem që ato kanë gjithçka për të cilën kanë nevojë për të qenë ato që duan të jenë,“-shtoi Charlize. “Dhe unë do të bëj gjithçka kam në dorë që fëmijët e mi ta kenë këtë të drejtë dhe ti mbroj.”
Veshja e Jackson me funde, bluze rozë, flokë të gjata apo gërsheta ngriti polemika për mënyrën sesi aktorja po e rriste fëmijën e saj, por mesa duke ka qenë një zgjedhje e vetë 7-vjeçarit.