Chris Brown sherr me moderatoren e sapo divorcuar: Qepe gojën!

  

“Lufta” e hapur mes Chris Brown dhe Wendy Williams është ndezur sërish. Këngëtari ka kritikuar moderatoren për komentet që bëri në lidhje me një koncert turneun e tij.

Moderatorja Wendy Williams, e cila sapo i ka dhënë fund martesës 20-vjecare tha në emisionin se Chris Broën vonohet gjithmonë për të dalë në skenë. Për këtë i referohej koncertit të fundit me Nicki Minaj, ku u vonua për të performuar projektin e fundit “Wobble Up”.

Chris ka reaguar me anë të një postimi në Instagram duke shkruajtur: “Ok Wendy. Unë nuk shfaqem vonë! Unë bëj cfarë të dua kështu që qepe gojën. Respektoje publikun. Kur je zemërthyer, jeton në hije. Pashë një kompliment në mes të fjalëve të këqija. Faleminderit”, shkruajti reperi ku duket qartë se ka përdorur ironi në lidhje me gjendjen e saj emocionale.

        
      
    
        
    
      View this post on Instagram      
         
    
    
        
    
        
    
    
       

 OK WENDY
  

 
  

Tags

  

  •  
    CHRIS BROWN 
  •  
    WENDY WILLIAMS