Çifti i ri? U filmuan bashkë, zbulohet se kush është vajza simpatike që i ka ”vjedhur” zemrën Vin Velit pas ndarjes! [FOTO]
Dy ditë më parë një video e publikuar në instagramin e këngëtares Aurela Gaçe, ndërsa tregohej se si të pranishmit argëtoheshin në ambientin ku këngëtarja performon live, mes tyre u dallua edhe Dj Vin Veli në një tavolinë mes miqsh, ndërsa shumë pranë tij ndodhej një vajzë brune.
Mënyra e kërcimit së dyshes dhe fakti që tavolina e tyre kishte vetëm çifte, bëri që të aludohej se Vini ka nisur një romancë me bukuroshen që kishte në krah. Ndonëse nuk pati asnjë konfirmim apo mohim të lajmit që po qarkullon këto ditë në portale të ndryshme, bordo.al ka mësuar disa detaje për vajzën në fjalë.
Ajo quhet Sara dhe aktualisht ndjek studimet master në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. 24 vjeçarja simpatike me tiparet e theksuara mund të jetë partnerja e re e Vin Veli, i cili për rreth dy vite nga ndarja me Bora Zemani, nuk ka bërë publike asgjë të re në çështjet e zemrës.
albshowbizzz.com