Çiljeta del haptazi, tregon për ndërhyrjet në trupin e saj
Ajo është një femër që ka kohë që është pjesë e skenës.
Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të showbizit shqiptar, këngëtarja Çiljeta Xhilaga gjithnjë është treguar e sinqertë me publikun kur vendos të bëjë një ndërhyrje në trupin e saj.
Pas ardhjes në jetë të djalit të saj, Fernandos, si shumë nëna të tjera edhe Çiljeta ka bërë shumë përpjekje për t’u ndjerë komode me trupin e saj.
“Ju e dini, unë nuk ju kam mbajtur asnjëherë asnjë sekret, sepse raporti ynë është ndërtuar mbi të vërtetën, s’më ka pëlqyer asnjëherë të gënjej, madje gjithmonë kam qenë kurajoze të flas hapur. Kjo ndërhyrje më ka bërë të ndihem më mirë dhe unë kam zgjedhur të jem e lumtur me veten time brenda natyralitetit , sepse lumturia është zgjedhje”, shprehet Çiljeta.
Ndërhyrja që këngëtarja ka vendosur të bëjë kësaj radhe është liposkulptura, një ndërhyrje shumë e njohur për rimodelimin e trupit.