Çiljeta Xhilaga pranon ndërhyrjen e radhës, rimodelon trupin

  

Pas operacionit për zvogëlimin e gjoksit, Çiljeta Xhilaga ka pranuar ndërhyrjen e radhës.

Këngëtarja iu është nënshtruar një operacioni për rimodelimin e trupit.

“Pas ardhjes në jetë të Fernandos, edhe unë si shumë nëna të tjera kam bërë shumë përpjekje për t’u ndjerë komode me trupin tim. Dhe ja ku erdhi momenti, t’i nënshtrohem liposkulpturës, një nga ndërhyrjet më të njohura për rimodelimin e trupit,”-shkroi Çiljeta.

Këngëtarja pranoi se kjo ndërhyrje e ka bërë të ndihet më mirë me veten.

“Ju e dini, unë nuk ju kam mbajtur asnjëherë asnjë sekret, sepse raporti ynë është ndërtuar mbi të vërtetën. Nuk më ka pëlqyer asnjëherë të gënjej madje gjithmonë kam qenë kurajoze të flas hapur. Kjo ndërhyrje më ka bërë të ndihem më mirë dhe unë kam zgjedhur të jem e lumtur me veten time brenda natyralitetit , sepse lumturia është zgjedhje,”-shtoi ajo.