Çiljeta zbulon se ka bërë edhe një tjetër ndërhyrje në trup

 
 Çiljeta Xhilaga e ka pranuar se ka bërë së fundmi edhe një ndërhyrje tjetër. 

  

 

 

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga vazhdon të jetë e hapur me ndjekësit dhe fansat e saj në përgjithësi, shkruan lajmi.net.

Vite më parë ajo ka treguar për intervenimin që e ka bërë në gjoks ndërsa tani nëpërmjet një postimi në Instagram ka zbuluar për një tjetër ndërhyrje.

Ajo tregoi haptazi se i është nënshtruar liposkulpturës, pas ardhjes në jetë të djalit të saj, Fernandos.

“Pas ardhjes në jetë të Fernandos, edhe unë si shumë nëna të tjera kam bërë shumë përpjekje për t’u ndjerë komode me trupin tim… Dhe ja ku erdhi momenti, t’i nënshtrohem liposkulpturës, një nga ndërhyrjet më të njohura për rimodelimin e trupit, realizuar në përsosmëri nga klinika e njohur, më e mira në llojin e saj Dermolife. Faleminderit doktoreshë Lida Hoxha, për profesionalizmin me të cilin ke ndërtuar një klinikë shembullore dhe Dr. Vincenzo Colabianchi
Ju e dini, unë nuk ju kam mbajtur asnjëherë asnjë sekret, sepse raporti ynë është ndërtuar mbi të vërtetën sme ka pelqyer asnjeher te genjeje madje gjithmon kam qen kurajoze te flas hapur. Kjo ndërhyrje më ka bërë të ndihem më mirë dhe unë kam zgjedhur të jem e lumtur me veten time brenda natyralitetit , sepse lumturia është zgjedhje. Çdo vajze, zonje që nuk ndihen komode me trupin e tyre, i ftoj t’i drejtohen “Dermolife” për një seancë këshillimi sidomos ne nenat me beba ?? “, ka shkruar Çiljeta./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com