DailyMail me artikull të veçantë për vizitën e Rita Orës në Kosovë

 
 Rreth vizitës së Rita Orës në Kosovë kanë shkruar edhe mediat e huaja, DailyMail me artikull të veçantë. 

  

 

 

Këngëtarja Rita Ora po qëndron në Kosovë në kuadër të një misioni bamirës së bashku me UNICEF-in, transmeton lajmi.net.

Gjatë qëndrimit të saj tre ditor në Kosovë, ajo do të marrë pjesë në disa aktivitete humanitare për të ndihmuar vikimat në vendin tonë.

E pranishme në një ngjarje të organizuar dje nga UNICEF e cila u titullua “ActivateTalks” Rita ka folur lidhur me misionin e saj bamirës dhe është shprehur se është krenare që i përket këtij kombi.

“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in.  Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha Rita para të pranishmëve.

Ndërsa vizitës së saj në Kosovë, DailyMail i ka kushtuar një artikull të veçantë. Ata Ritës i janë drejtuar si fituesja e shumë çmimeve.

Sipas tyre Rita është rikthyer në vendlindjen e saj Kosovën për një mision humanitar së bashku me UNICEF.

DailyMail thekson se këngëtarja Rita Ora të cilën e quajnë ikonë britanike ka nisur të mirret me bamirësi që nga viti 2013 ndërsa në Prishtinë ka befasuar rreth 400 fëmijë gjatë qëndrimit të saj tre ditor./Lajmi.net/

   
 
  
 
  
  
 
 
  
  
 
  View this post on Instagram 
 
  
 
 
  
  
  
 
 
  
  
 
 
  
  
  
 
 

 

 Spending time back in Kosovo with @Unicef_UK for @SoccerAid has been so rewarding. Seeing how Unicef programmes positively impact the health and development of young children drives home how important it is for us all to keep supporting them. I can’t wait to tell you more about the work I have seen, who I have met and why I am so proud to be involved in #SoccerAid for Unicef this year! 

A post shared by   RITA ORA  (@ritaora) on

 

 

albshowbizzz.com