Dalin detajet e reja/ Libri më i ri i autores së “50 Shades Of Grey” flet për një vajzë nga Kukësi, ja emri dhe përshkrimi i plotë
Libri më i fundit i autores El James, çuditërisht ka pasur në qendër të saj shqiptarët dhe jonë mënyrën më të mirë të mundshme.
Të shumta ishin kritikat për librin e ri dhe së pari nga ambasadori ynë në Angli, Qirjako Qirko.
Në libër autorja përshkruan historinë e një pastrueseje të varfër shqiptare, e cila lidhet me një aristokrat anglez. Vajza, që në libër përshkruhet si një viktimë e bandave kriminale dhe trafikut të qenieve njerëzore, është më origjinë nga Kukësi, sipas shkrimtares.
Ajo e përshkruan Alesia Demaçin si një vajzë injorante dhe shqiptarët e tjerë i tregon që të gjithë si kriminelë të rrezikshëm dhe trafikantë femrash raporton “Revista Bordo”.
“Krijon perceptime negative dhe është larg realitet. Janë 120 00 mijë shqiptarë që jetojnë në Angli dhe secili prej tyre përfaqëson një ‘individ’ jo një kriminel.” – ishin fjalët e ambasadorit.
albshowbizzz.com